Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin K. Z., 29 vjeç, dhe shpalli në kërkim shtetasin A. Z., 24 vjeç (vëllezër), të dy banues në Patos, pasi për motive të dobëta kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortit të motrës së tyre i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
-Sh. I., 64 vjeç, banues në Lushnjë, pasi duke drejtuar automjetin ka aksidentuar lehtë një këmbësore;
-J. Dh., 66 vjeç, banues në Zhamë, Lushnjë, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin M. B., 47 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime pa leje.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. N., 30 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushte një shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.