Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin Xh. M., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Vreshtas, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin J. G., 22 vjeç, banues në fshatin Podgorie, Maliq, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në vijim të informacionit të paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, Sektori i Policisë Rrugore, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin T. N., 40 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen K. J., banuese në Ersekë, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, nuk lejon ish bashkëshortin të takojë fëmijën e tyre të mitur.

Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. G. 34 vjeç, banues në fshatin Floq, Korçë. Ky shtetas u kap në fshat duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda drusore.

Materialet procedurale i kaluan Prokuroridë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme