DVP Vlorë
Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. V., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit personal, në rrugën Kardhiq-Sarandë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar kokainë.
Komisariati Sarandë arrestoi shtetasin S. N., 43 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Po ky komisariat referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin S. K., 68 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 2 armë gjahu, të cilat i posedonte pa leje nga organet kompetente.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin M. K., banues në Londër, Angli, pasi është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.