Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen L. I., 71 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ka dëmtuar murin rrethues të banesës së shtetasit S. G., në fshatin Progonat;
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, informojmë se u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit K. K., 25 vjeç, banues në Poloni dhe N. Gj., 41 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.