Klos/Organizonin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, procedohen penalisht 2 pronarë lokalesh
Specialistët për Hetimin e Krimeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Postën e Policisë Klos, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se në 2 lokale në qytetin e Klosit, ushtrohej kjo veprimtari, kanë organizuar punën dhe si rezultat konstatuan në lokalet e tyre shtetasit R.D., 37 vjeç; dhe G.H., 32 vjeç, banues në Klos, duke organizuar veprimtarinë e lojrave të fatit nëpërmjet celularëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 aparate celular dhe 6 televizorë.
-Komisariati i Policisë Mat, referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi është konstatuar duke drejtuar një motomjet pa targa dhe pa u pajisur me leje drejtimi. Gjatë kontrollit fizik, i’u gjet e fshehur në trup një mjet prerës (thikë).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Pergjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.