Tiranë/Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale

Tiranë/Arrestohen 13 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasit:

– I. P., 32 vjeç, dhe A. K., 31 vjeçe, të dy banues në Tiranë, të dyshuar për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 e 25 i Kodit Penal. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur produkte (pije alkoolike) në dy markete të ndryshme;

– G. T., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasit:

– D. B., 42 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga neni 143 i Kodit Penal;

– F. B., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestua shtetasi E. V., 37 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan për veprën penale “Dhuna në familje” shtetasit:

– V. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij;

– R. M., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin Sh. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë ekzekutuan vendimin penal për shtetasin Xh. Q., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e ka dënuar me 4 muaj burgim për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu po nga këta specialistë u arrestuan shtetasit:

– E. B., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin nën ndikimin e lëndëve të dyshuara narkotike;

– L. V., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi në autostradën Elbasan-Tiranë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë është përplasur me trafikndarësen dhe një automjet tjetër. Si pasojë 46-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë.