DVP Vlorë
Stacioni i Policisë Selenicë arrestoi shtetasen L. M., 59 vjeçe, banuese në fshatin Gjorm, Selenicë, pasi gjatë kontrollit në pronën e saj, në fshatin Gjorm, u gjetën të kultivuara 6 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me djegie.
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin E. M., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta është konfliktuar fizikisht me një shtetas të mitur 13 vjeçar.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi një të mitur 17-vjeçar, pasi në rrugën “Mitat Hoxha”, Sarandë, u konstatua duke drejtuar një motomjet pa leje drejtimi dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, duke u larguar me vrap.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.