Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë arrestoi shtetasit:

– E. D., 24 vjeç, banues në Itali, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi, në aksin rrugor Ksamil-Sarandë, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis;

– V. K., 21 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe kanabis.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin V. M., 35 vjeç, banues në Spanjë, pasi është konstatuar në rrugën Butrinti, në Ksamil, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin E. H., 46 vjeç, banues në fshatin Dukat, pasi më datë 14.09.2024, në aksin rrugor Vlorë-Orikum, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen V. S., 60 vjeçe, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorive për veprime të mëtejshme.