Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Belsh, ndaloi shtetasin B. C., 39 vjeç, banues në Belsh, pasi Prokuroria e Sarandës e ka dënuar me 15 ditë burgim, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. Q., 37 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 12.09.2024, në lokalin e tij në vendin e quajtur “Palasë fshat”, Himarë, është konstatuar muzikë jashtë fashës orare të lejuar.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. D., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 12.09.2024, në rrugën “Hasan Kushta”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen Z. B., 54 vjeçe, e cila është jashtë rrezikut për jetën.
Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin D. D., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.