Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. Ç., 65 vjeç, banues në fshatin Ngurrëz, pasi duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar lehtë një këmbësore.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin I. M., 58 vjeç, banues në Kolonjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh. P., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetas 38 vjeç, me probleme të shëndetit mendor.
Komisariati i Policisë Mallakastër shpalli në kërkim shtetasin B. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 16 vjeçe, e cila ka lindur dhe ka deklaruar se babai i foshnjës është shtetasi B. H.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.