Shtohen edhe 36 vende për studimet “bachelor” në Akademinë e Sigurisë

Do të jenë 136 fitues në total për të studiuar në Akademinë e Sigurisë, në nivelin “bachelor” dhe për t’u pranuar në Policinë e Shtetit.

Akademia e Sigurisë ka publikuar listën e aplikantëve që mund të paraqiten më datë 12.09.2024 për regjistrim në programin “Siguria dhe Hetimi”, në fazën e fundit të raundit të parë të aplikimeve, pasi është bërë regjistrimi i 100 aplikantëve të parë.
Lista është vijim i listës së shpallur në fillimin e regjistrimeve të raundit të parë. Shpallja e saj bëhet për plotësimin e 36 kuotave, mbetur pa u plotësuar, pas përfundimit të konkurimit në radhët e Policisë së Shtetit.