Kakavijë/Kapet në hyrje të RSH-së dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 1 shtetas iranian që ishte në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i intensifikimit të kontrolleve dhe i shkëmbimit të informacionit mes Interpol Teheranit dhe Interpol Tiranës, Policia Kufitare kapi në hyrje të RSH-së, shtetasin iranian të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mehran Kamolpour 52 vjeç, lindur në Iran dhe banues në Danimarkë.
Në vijim të veprimeve procedurale, Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare i DVP Gjirokastër arrestoi me qëllim ekstradimi drejt Iranit, shtetasin M. K., të cilin Gjykata e Teheranit e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me autoritetet iraniane, për ekstradimin e këtij shtetasi.
–
-Komisariati i Policisë Gjirokastër shpalli në kërkim shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në Lazarat, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
-Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. M., 23 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me grusht një 26-vjeçar.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. V., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike kokainë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.