Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Sektori i Policisë Rrugore i DVP Vlorë arrestoi shtetasin Sh. H., 31 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin N. D., 21 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar pa leje drejtimi, automjetin, në të cilin gjatë kontrollit, u një përforcues grushti (dorezë metalike).

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin M. C., 19 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se duke përdorur një mjet identifikimi të një shtetasi tjetër, ka marrë me qira një motoçikletë të cilën nuk e ka kthyer brenda afatit.

Stacioni i Policisë Selenicë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin V. H., pasi dyshohet se më datë 08.09.2024, ka ndezur zjarr në fshatin Kocul, Selenicë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe rreth 8 ha me shkurre dhe ullinj.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin D. B., banues në fshatin Velçë, Selenicë, pasi dyshohet se më datë 09.09.2024, ka ndezur zjarr në fshatin Vajzë, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me 70 rrënjë ulliri, në pronësi të një shtetasi tjetër.

Komisariati i Policisë Delvinë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. P., 65 vjeç, pasi ka bërë kallëzim shtetasja A. Ç., se 65-vjeçari e ka goditur me sende të forta, gjatë një konflikti për motive të dobëta ndërmjet tyre.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.