Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestoi shtetasin S. F., 39 vjeç, banues në Fier, pasi në subjektin e tij (servis celularësh), u gjetën dhe u sekuestruan 17 celularë të cilët dyshohet se janë të kontrabanduar.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Ballsh, pasi ka goditur me grushte një shtetas, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
–
Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Fier, është paraqitur shtetasja D. B., 45 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vëllanë e saj, shtetasin K. S., 38 vjeç, i cili është larguar nga banesa. Po punohet për gjetjen e tij.