Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. D., 37 vjeç, banues në Pogradec, dhe referoi materialet në Prokurori për shtetasin V. B., 24 vjeç, banues në Pogradec, pasi në aksin “Korçë-Ersekë”, në fshatin Dvoran, automjetet që ata drejtonin janë përplasur me njëri-tjetrin. Si pasojë është dëmtuar një pasagjer në automjetin që drejtohej nga 24-vjeçari.
Po nga Sektori i Policisë Rrugore u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 34 vjeç, banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi u kap në aksin ”Korçë-Pogradec”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin K. S., 64 vjeç, banues në Gjermani, pasi në aksin “Çarçovë-Leskovik”, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë pasagjerja në motomjet.
Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Rr., 44 vjeç, banues në fshatin Mirakë, Librazhd, pasi në aksin “Maliq-Moglicë”, u kap duke transportuar me një mjet kamionçinë, dhjetëra bagëti të imta, të pamatrikulluara, të cilat dyshohet se janë kontrabanduar.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. P., 41 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait të tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.