Raporti i ngjarjeve, 11 shtator 2024
Strukturat e Policisë së Shtetit janë të angazhuara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/ Sektori i Qarkullimit Rrugor referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit: K. M., 21 vjeç, banues në Durrës, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, automjeti që ai drejtonte është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., 41 vjeç, banues në Elbasan. Si pasojë janë dëmtuar 2 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin E. K., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën; S. L., 24 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Prrenjas-Qafë thanë”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar lehtë një 10-vjeçar; G. E., 47 vjeç, banues në Belsh, pasi në aksin rrugor “Prrenjas-Librazhd”, për shkak të humbjes së kontrollit mbi drejtimin e automjetit, automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë janë dëmtuar lehtë 2 pasagjerë në këtë automjet. Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një 16-vjeçar, pasi dyshohet se ka goditur me dorezë metalike, një bashkëmoshatar të tij, për motive të dobëta. Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin B. S., 17 vjeç, pasi dyshohet se ka goditur me send të mprehtë një 21-vjeçar, për motive të dobëta. 21-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e 17-vjeçarit Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë proceduar penalisht 73 shtetas, konkretisht: 22 shtetas janë vënë në pranga, 47 janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve janë shpallur në kërkim, vijojnë punën intensivisht, strukturat e Policisë.
Në fushën e narkotikëve janë evidentuar 10 raste, nga këto 1 rast i kultivimit, me autor të paidentifikuar, ndërsa për rastet e tjera 4 shtetas janë arrestuar në flagrancë dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër personit janë evidentuar 9 raste– 2 shtetas janë vënë në pranga, 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë dhe 2 janë shpallur në kërkim.
Në fushën e krimeve ekonomike janë evidentuar 7 raste- 1 shtetas është vënë në pranga, 1 shtetas është shpallur në kërkim dhe 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Për veprat penale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë dhe tentativave për këtë krim, janë evidentuar 6 raste, 2 prej të cilave me autor/ë ende të paidentifikuar. 3 shtetas janë vënë në pranga dhe 1 shtetas është shpallur në kërkim, për këtë veprimtari kriminale.
Është evidentuar 1 rast i vjedhjes së energjisë elektrike- 1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë.
Në fushën e krimeve kundër mjedisit dhe veprave penale dhe objekt shkatërrimin e pronës me mjete të ndryshme, janë evidentuar 5 raste- 5 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.
Janë evidentuar 6 raste të veprës penale “Dhuna në familje”- 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 2 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë, si dhe janë plotësuar 8 kërkesëpadi për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Janë evidentuar:
-1 rast i veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, me 2 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit’, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-1 rast i veprës penale “Veprime në kundërshtim më vendimin e gjykatës”, me 1 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të mosbindjes/kundërshtimit të urdhrit të punonjësit të Policisë, me 3 shtetas të vënë në pranga;
-2 raste të veprës penale “Përndjekja”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
– 2 raste të veprës penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, me 2 shtetas të proceduar në gjendje të lirë;
-1 rast i veprës penale “Trafikimi i mjeteve motorike”, me 1 shtetas të proceduar në gjendje të lirë.
Kanë ndodhur 8 aksidente rrugore, me 1 viktimë dhe 9 shtetas të dëmtuar. Janë evidentuar 19 raste të veprave penale në fushën e qarkullimit rrugor. 4 shtetas janë vënë në pranga dhe 15 shtetas janë proceduar në gjendje të lirë.