Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Komisariati i Policisë Cërrik arrestoi në flagrancë shtetasin L. B., 51 vjeç, banues në Belsh, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij.

Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë shtetasin M. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, sepse pasditen e djeshme, në aksin rrugor “Peqin-Elbasan”, automjeti që ai drejtonte ka përplasur automjetin me drejtues shtetasin Sh. Xh., 38 vjeç, banues në Berat, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Elbasan ndaloi me iniciativë shtetasin V. M., 43 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po nga këta struktura u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit O. B., 26 vjeç dhe D. D., 37 vjeç, pasi shtetasi D. D., për motive të dobëta, ka goditur me grusht një 12-vjeçar (kushuriri i shtetasit O. B.), ndërsa shtetasi O. B., për këtë shkak, është konfliktuar me shtetasin D. D.

Komisariati i Policisë Librazhd referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin S. B., 57 vjeç, pasi në fshatin Librazhd-Katund, ka ndezur zjarr për të djegur disa mbeturina, në pronën e tij, dhe nga përhapja e flakëve është djegur një sipërfaqe 1500 m2 me barishte.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.