“Njohja e sinjalistikës nga nxënësit, kontribut për sigurinë rrugore”.
Policia Rrugore👮🚔 ka vijuar sensibilizimin edhe në shkollat që ndodhen në zonat rurale.
👮Efektivët e Policisë Rrugore kanë zhvilluar orë mësimore sensibilizuese mbi rregullat e qarkullimit rrugor, në dy shkolla 9-vjeçare, në zonë rurale dhe në një qendër sociale.
Policia Rrugore e Beratit ka marrë një sërë masash për rritjen e parametrave të sigurisë së nxënësve në rrugë, jo vetëm në shkollat 🏫që ndodhen në qytet, por fokusi është shtrirë edhe në shkollat në zona rurale.
👮Punonjësit e Policisë Rrugore, nën drejtimin e Shefit të Sektorit të Policisë Rrugore Ali Yzeiraj, kanë zhvilluar orë mësimore në shkollat 9-vjeçare, në fshatin Perondi dhe Tapi, Kuçovë, si dhe në qendrën sociale “Shën Osti”. Ata i kanë shpjeguar fëmijëve rregullat e qarkullimit rrugor dhe sinjalistikën🚦🚥🚏 horizontale dhe vertikale.
👮Z. Yzeiri theksoi se njohja e sinjalistikës dhe zbatimi i saj çon në ndërgjegjësimin e gjithë përdoruesve të tjerë të rrugës, me qëllim që të kemi një siguri rrugore me parametra sa më të mirë.
👮Siguria e nxënësve për ne është prioritet, ndaj ne do vijojmë të bashkëpunojmë me stafet pedagogjike, bordet e prindërve dhe nxënësit për të bërë të mundur që së bashku të rrisim parametrat e sigurisë 🛣 rrugore, për të gjithë përdoruesit e rrugës.
#PoliciaRrugoreBerat
#PoliciShkollë 👩🎓👮♂