DVP Gjirokastër, gjatë 24 orëve të fundit

Gjirokastër

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin S. N., 27 vjeç, banues në Libohovë. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit fizik i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike kokainë.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Sh., 29 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi: Më datë 07.09.2024, në lagjen “Grehot”, Gjirokastër, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike shtetasi A.I, 55 vjeç, është vetëvarur në një pemë në afërsi të banesës së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

PKK Kakavijë

Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacioneve me DVP Durrës, Policia Kufitare kapi shtetasin e shpallur në kërkim D. B., 29 vjeç, banues në Kavajë.

Gjykata e Durrësit, ka caktuar për këtë shtetas, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Durrës.