Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku mbeti i plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasi G. Sh., 36 vjeç, ju bëjmë me dije se Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda i DVP Fier arrestoi shtetasin e mitur, 16 vjeç, i cili për motive të dobëta, plagosi shtetasin G. Sh., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
—
Ditën e djeshme, në Komisariatin e Lushnjës është paraqitur shtetasi I. M., 58 vjeç, i cili kallëzon se prej 3 ditësh është larguar nga banesa vajza e tij e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.
Sot rreth orës 06:00, në fshatin Muçias, Divjakë, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në biznesin e shtetasit Dh. Gj., duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.