Borsh – Njësia Policore Detare ndihmon një turist ukrainas që rrezikoi të mbytej

Borsh

Njësia Policore Detare në Borsh i erdhi në ndihmë një turisti ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg duke notuar.

Pas njoftimit të ardhur në Sallën Operative të DVP Vlorë, se një person i cili ishte duke notuar po rrezikohej në vendin e quajtur “Gjiri i Borshit”, Njësia Policore Detare u nis menjëherë drejt vendit të dhënë me mjetin lundrues Jetski dhe në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej afër kësaj zone, ndihmuan shtetasin ukrainas dhe e nxorën në breg, në gjendje të mirë shëndetësore. ️

Turisti ukrainas falënderoi forcat e Policisë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe turistëve, dhe ftojnë të gjithë qytetarët që të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 në rast nevoje.