Dibër – Procedohet penalisht 1 shtetas

Dibër
Nuk informoi strukturat e Policisë për prerjen e paligjshme të pyjeve në fshatin Kacni, nis hetimi penal për Përgjegjësin e Sektorit të Strukturës Kontrolluese – Inspektuese në Bashkinë Dibër
Komisariati i Policisë Dibër, referoi materialet në Prokurori për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të shtetasit G.S., 62 vjeç, banues në njësinë Administrative Tomin, me detyrë Përgjegjës Sektori i Strukturës Kontrolluese – Inspektuese në bashkinë Dibër. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ka patur dijeni për aktivitetin e paligjshëm të prerjes së pyjeve që kryhej në vendin e quajtur “Liqeni i Bataçes”, në fshatin Kacni, por nuk ka ushtruar kompetencat ligjore që ligji e ngarkon me përgjegjësi dhe nuk ka informuar strukturat e policisë.
Vijojnë hetimet e thelluara për dokumentimin e kësaj veprimtarie kriminale në dëm të mjedisit, identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.