Si rezultat i kontrolleve janë arrestuar në flagrancë 2 drejtues mjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu, janë arrestuar edhe 2 drejtues të tjerë mjetesh, të cilët duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur kanë shkaktuar aksidente rrugore.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës, në vijim të punës për parandalimin e aksidenteve rrugore, evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. T., 27 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor Shijak-Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Punto” në gjendje të dehur, në masën 0.77 mg/l.
-S. I., 48 vjeç, banues në Qerret. Ky shtetas u konstatua në lagjen Nr. 17 duke drejtuar mjetin tip “Audi” në gjendje të dehur, në masën 0.97 mg/l.
-M. H., 48 vjeç, banues në Shijak. Në lagjen Nr. 13 duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me mjetin e parkuar tip “Volvo”. Pas testit të alkoolit me aparat drage rezultoi se shtetasi M. H. kishte konsumuar alkool në masën 0.58 mg/l.
-G. D., banues në Karpen. Në segmentin rrugor Maminas-Shilore, duke drejtuar mjetin tip “Fiat Seicento”, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. B., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.