Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve ndaloi shtetasin në kërkim S. P., 24 vjeç, banues në Itali, pasi dyshohet se më datë 02.09.2024, së bashku me 3 shtetas të ndaluar më herët, kanë kundërshtuar me forcë punonjësit e Policisë në plazhin e Delisufit.
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një mjet prerës (thikë) babain e tij, në banesën e tyre, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin K. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasin N. V., 61 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën “Bistricë-Sarandë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Po ky seksion arrestoi shtetasin N. S., 30 vjeç, banues në Itali, pasi është konstatuar nga shërbimet, në rrugën “Butrinti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjithashtu, ky seksion arrestoi shtetasin A. S., 39 vjeç, banues në Angli, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, pasi, duke drejtuar automjetin e markës “Hyundai” në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka aksidentuar, duke dëmtuar lehtë këmbësoren, shtetasen M. P.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.