Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin A. K., 45 vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme ka kanosur me mjet prerës (thikë) babain e tij, në banesën e tyre, në lagjen “28 Nëntori”, në Vlorë.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin K. K., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Seksioni i Policisë Rrugore Sarandë arrestoi shtetasin N. V., 61 vjeç, banues në Sarandë, pasi është konstatuar ditën e djeshme nga shërbimet, në rrugën “Bistricë-Sarandë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.