Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Policia Rrugore arrestoi shtetasit:
-B. B., 59 vjeç, banues në Patos, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
-A. D., 37 vjeç, banues në Divjakë, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, 1 motomjet pa targa.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. D., banues në fshatin Suk, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, 1 motomjet pa targa.
Stacioni i Policisë Patos arrestoi shtetasin S. P., 41 vjeç, banues në fshatin Zharrëz, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. A., 38 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të lëvizur automjetin që e kishte parkuar në një vend që nuk lejohej.
Komisariati i Policisë Divjakë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. Z., 25 vjeç dhe B. N., 21 vjeç, pasi shtetasi B. Z. ka kanosur me mjet prerës (thikë), shtetasin B. N., për motive të dobëta, ndërsa shtetasi B. N. e ka goditur shtetasin B. Z., me sende të forta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.