Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin E. C., 44 vjeç, banues në Fier, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.

Komisariati i Policisë Lushnjë:

-arrestoi shtetasit S. P., 36 vjeç, O. M., 32 vjeç dhe E. J., 32 vjeç (vëllezër), të tre banues në Lushnjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit K. L., 42 vjeç, në banesën e tij, për motive të dobëta;

-shpalli në kërkim shtetasin K. M., 44 vjeç, banues në Korçë, pasi ka marrë me qira një automjet dhe nuk e ka kthyer më. Automjeti u gjet i braktisur në Lushnjë dhe iu kthye pronarit;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. L., 32 vjeç dhe I. G., 36 vjeç, të dy banues në fshatin Krutje e Poshtme, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e shtetasit I. G., në celularët e tyre u konstatuan faqe që përdoren për bastet sportive.

Komisariati i Policisë Divjakë kapi dhe ndaloi shtetasin e shpallur në kërkim Y. H., 37 vjeç, pasi ushtronte veprimtarinë e palejuar të lojërave të fatit, me celular.

Policia Rrugore:

-arrestoi shtetasin V. B., 57 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

-referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. C., 35 vjeç, banues në fshatin Suk, pasi u konstatua duke drejtuar pa leje drejtimi, 1 motomjet pa targa.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. G., 37 vjeç, banues në Patos, sepse ka kundërshtuar punonjësit e Policisë së Rendit Publik, gjatë shoqërimit, pasi në gjendje të dehur shqetësonte banorët e zonës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.