Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në fshatin Baltëz, Lushnjë, pasi nga kontrolli i automjetit që ky shtetas drejtonte, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan 2 harqe, 53 shigjeta, të ngjashme me ato të gjuetisë, dhe 1 përforcues grushti.

Komisariati i Policisë Lushnjë arrestoi shtetasin R. Ç., 22 vjeç si dhe shpalli në kërkim shtetasin Y. H., 37 vjeç, të dy banues në fshatin Çermë e Sipërme, pasi në bashkëpunim me njëri-tjertin organizonin lojra fati nga celulari. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 celular.

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike Financiare i DVP Fier referoi materialet në Prokukrori ku nisi procedimi penal për shtetasit:

– K. D., 58 vjeç, banues në fshatin Bishan, Fier, pasi në automjetin që ai po drejtonte u konstatuan produkte ushqimore që ky shtetas po i transportonte pa dokumentacion tatimor.
– ⁠S. B., 42 vjeç, banues në Krujë, pasi në automjetin që ai drejtonte, u konstatuan mobilje të cilat ky shtetas po i transportonte pa dokumentacionin tatimor.

Komisariati i Policisë Mallakastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Gjerbës, ka konstatuar 2 parcela të mbjella me rreth 70 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjesuan dhe një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po punohet për zbardhjen e këtij rasti dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Informacione paraprake

•Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë, është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

•Ditën e djeshme në spitalin rajonal të Fierit, është paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasi D. Xh., 64 vjeç, banues në Patos, i cili ka tentuar të vetëvaret.

Aktualisht ky shtetas ndodhet në kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rasteve.