Durrës – Morën në makinë një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, në pranga 2 shtetas

Durrës

Morën në makinë pa dëshirën e tij një 44-vjeçar dhe e kërcënuan për motive të dobëta, Policia kapi dhe vuri në pranga dy vëllezërit.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të marrë nga shtetasi B. Sh., 44 vjeç, banues në lagjen nr. 13 Durrës, se ishte marrë pa dëshirën e tij në makinë nga dy vëllezër të cilët e kishin çuar në zonën e Kënetës dhe e kishin kërcënuar për motive të dobta, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorëve.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, shërbimet e Policisë lokalizuan, kapën dhe shoqëruan në Stacionin e Policisë Palzh, Durrës dy vëllezërit e dyshuar.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. G., 25 vjeç, dhe L. G,. 29 vjeç,(vëllezër), banues në Durrës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe tre aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.