Dibër
I vodhi një shumë parash dhe disa sende personale një shtetaseje, kapet dhe vihet në pranga 24-vjeçari.
Sekuestrohet shuma e parave dhe sendet personale.
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe profesionale të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë pas administrimit të kallëzimit të shtetases A.K., se në qytetin e Peshkopisë, shtetasi K.S., i kishte vjedhur një shumë parash dhe disa sende personale, menjëherë është organizuar puna për lokalizimin dhe kapjen e tij.
Në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, u bë e mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të këtij rasti, shtetasi:
K.S, 24 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte 24-vjeçari, gjetën të fshehura dhe sekuestruan shumën e parave dhe sendet personale, të shtetases A.K.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.