DVP Dibër – Procedohet penalisht 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër

Komisariati i Policisë Bulqizë, shpalli në kërkim shtetasin J.B., 29 vjeç, banues në fshatin Sopot, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, ku gjatë kontrollit të kryer nga shërbimet e policisë, 29-vjeçari, nuk u gjet në banesë. Punohet për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiar, referoi materialet në Prokurori për shtetasin T.K., pasi në vendin e quajtur “Llasen”, dyshohet se duke shfrytëzuar detyrën si kryeplak fshati, ka përfituar një sipërfaqe toke në mënyrë të padrejtë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.