Drejtoria Vendore e Policisë Fier, gjatë 24 orëve të fundit

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Policia Rrugore:

arrestoi shtetasin V. F., 59 vjeç, banues në Lushnjë, pasi me automjetin që drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 64-vjeçar, i cili u mori dëmtime të lehta;

referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Xh., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Fier arrestoi shtetasen A. D., 19 vjeçe, banuese në Fier, pasi u kap në lëvizje, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për krime në fushën e prostitucionit.

Komisariati i Policisë Lushnjë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. Z., banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Stacioni i Policisë Patos referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin G. N., 33 vjeç, banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një shtetas 62 vjeç.

Stacioni i Policisë Roskovec shpalli në kërkim shtetasin M. R., 19 vjeç, banues në fshatin Marinëz, pasi dyshohet se ka dëmtuar në dorë, me mjet prerës (thikë), motrën e tij 16 vjeçe. Punohet për kapjen e këtij shtetasi.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për zjarrin e rënë në një magazinë në aksin rrugor “Lushnjë-Rrogozhinë”, ku mbahej lëndë drusore, ju informojmë se nga hetimet e deritanishme rezulton se shkaku i zjarrit ka qenë këputja e telave elektrik të tensionit, në afërsi të magazinës.

Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës. Po bashkëpunohet me partnerët, për gjetjen e 24-vjeçarit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.