Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht 3 të tjerë

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

-Identifikohet dhe procedohet penalisht autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Topullaraj.

Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. G., 37 vjeç, banues në fshatin Valare.

37-vjeçari dyshohet se mbrëmjen e djeshme, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Gropat”, mbi fshatin Topullaraj, me qëllim pastrimin e tokës së marrë me qira. Si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur rreth 2 hektarë tokë, me bimësi të ndryshme.

-Gjithashtu, Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. T., 36 vjeç dhe P. T., 31 vjeç, të dy banes në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se për motive të dobëta, janë konfliktuar me 2 shtetas të tjerë.

-Komisariati i Policisë Përmet arrestoi në flagrancë shtetasin V. M., 52 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi duke kanosur bashkëshorten e tij, ka shkelur urdhrin e mbrojtjes të caktuar në favor të saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.