Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër – Procedohen penalisht 2 shtetas

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Sektori për Hetimin e Narkotikëve i DVP Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen kosovare G. G., 25 vjeçe, pasi: Në Pikën e Kalimit Kufitar Muriqan, gjatë procedurave të verifikimit dhe kontrollit në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën kësaj shtetaseje një sasi të vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin turk E. A., 37 vjeç, banues në Tiranë. Ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi A. Z., 38 vjeç, banues në Vlorë, se ky shtetas e ka goditur me grushte në fytyrë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.