Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi shtetasin O. D., 26 vjeç, banues në Vlorë, si dhe referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një 16-vjeçar, pasi nga kontrollet shtetasit O. D. iu gjetën me vete, disa doza të lëndëve narkotike kokainë dhe cannabis, ndërsa 16-vjeçari drejtonte pa leje drejtimi, automjetin ku ishte pasagjer shtetasi O. D..

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. R., 32 vjeç, pasi ka zënë trotuarin përpara dyqanit të tij, në lagjen “Pavarësia 3”, duke vendosur një pedanë druri, pa autorizim nga organet kompetente.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. H., 42 vjeç, pasi nga kontrollet u konstatua se në lokalin e tij, në lagjen nr. 1, kishte muzikë në tejkalim të normës së lejuar.

Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-D. D., pasi ditën e djeshme, me automjetin që drejtonte, ka përplasur biçikletën me të cilën lëvizte një 16-vjeçar. I mituri është aktualisht në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën;

-E. Xh., pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte kjo shtetase, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi Z. Sh.. Si pasojë janë dëmtuar shtetasi Z. Sh. dhe një pasagjere në automjetin që drejtonte ai. Të dy shtetasit janë në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive, për veprime të mëtejshme.


Ditën e djeshme, dyshohet se si pasojë e gjendjes së rënduar psikologjike, është vetëvarur në hyrje të manastirit të fshatit Kostar, shtetasi R. S., 34 vjeç, banues në Delvinë. Grupi i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht rrethanat e këtij rasti.

Ditën e djeshme, në Komisariatin e Policisë Vlorë ka kallëzuar shtetasi M. K., se është larguar nga banesa e saj, në fshatin Çerkovinë, halla e tij, shtetasja I. K., 68 vjeçe. Punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.