Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Durrësit dhe të zonave bregdetare, është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Gjatë 10 ditëve të fundit, janë proceduar penalisht 20 shtetas për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, janë pezulluar 10 leje drejtimi, si dhe janë vendosur 642 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
•80 për parakalime të gabuara;
•76 për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
•50 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
•25 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse;
•10 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit;
•76 për mungesë të polices se sigurimit;
•75 për parkim të gabuar;
•250 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, të mos kryeni parakalimet e gabuara dhe të moderoni shpejtësinë.