Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasit:
R. A., 23 vjeç, banues në Pukë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Sarandë-Skërficë”, duke drejtuar automjetin e markës “Audi”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin tip “Citroen”, me drejtues shtetasin L. H., 37 vjeç, banues në Dibër. Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjerja në automjetin “Citroen”, shtetasja e mitur 7-vjeçare, e cila u dërgua në spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore të specializuar.
D. M., 25 vjeç, banues në Kosovë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Butrinti”, është konstatuar nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
D. H., 55 vjeç, banues në Greqi, pasi ditën e djeshme, në lagjen nr. 1, Sarandë, duke drejtuar automjetin e markës “Audi” në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident automobilistik me dëme materiale.
Komisariati i Policisë Sarandë arrestoi shtetasin A. H., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin R. L., pasi dyshohet se kishte punësuar punëtorë të paregjistruar në organet tatimore, në aktivitetin e tij tregtar në Sarandë.
Komisariati i Policisë Delvinë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasen M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi ndaj saj ka bërë kallëzim një 31-vjeçar, se kjo shtetase, për motive të dobëta, e ka goditur me grusht dhe sende të forta.
Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për një shtetas të mitur 14-vjeçar, pasi në rrugën automobilistike “Delisuf-Dëllënjë”, duke drejtuar pa leje motomjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, shtetas i mitur 17-vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.