Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin A. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasen H. D., 39 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 236 dhe 237 të Kodit Penal. Kjo shtetase, në ambientet e SUT, ka kundërshtuar me forcë e ka goditur një punonjës Policie dhe një punonjës për shërbimin privat të sigurisë fizike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 ndaluan shtetasin A. M., 24 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga nenet 102 dhe 130/a të Kodit Penal.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit:
- F. S., 61 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar një ciklomotor në gjendje të dehur;
- A. Sh., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar një ciklomotorin pa leje drejtimi, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës ka aksidentuar një të mitur 9 vjeç dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. I mituri ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë.