Bulqizë – Ndezi zjarr në fshatin ku banonte dhe si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me bimësi, procedohet penalisht 60-vjeçari

Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve operacionale, të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, identifikuan dhe proceduan penalisht shtetasin S.S., 60 vjeç, banues në fshatin Erebarë, Dibër.

60-vjeçari dyshohet se ka ndezur zjarr për të pastruar një sipërfaqe kullosore e si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e madhe me bimësi.

-Po nga këto shërbime u referuan materialet në Prokurori dhe vijon puna për kapjen e shtetasve
E.L., 30 vjeç; Xh.L., 26 vjeç; A.N., 19 vjeç; banues në Bulqizë, pasi në lagjen “Minatori”, janë konfliktuar fizikisht dhe kanë goditur me grushte shtetasin K.F., dhe më pas i kanë dëmtuar dhe automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.