Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin K. D., 21 vjeç, banues në Itali, pasi u kap në Pogradec, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materiatet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
E. A., 35 vjeç, banues në fshatin Vashtëmi, Maliq, pasi dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë;
A. D., 31 vjeçe dhe G. R., 27 vjeçe, të dyja mjeke në spitalin e Korçës, pasi familjarët e një shtetaseje 61 vjeçe që humbi jetën më datë 14.08.2024, paraprakisht dyshohet si pasojë e arrestit kardiak, pretendojnë se këto shtetase kanë treguar neglizhencë në trajtimin mjekësor të 61-vjeçares.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. S., 43 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi dyshohet se për motive pronësie, ka kanosur një 63-vjeçar.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. J., 49 vjeç, banues në fshatin Rehovë, Kolonjë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 20-vjeçar.
Komisariati i Policisë Maliq:
-shpalli në kërkim shtetasin L. P., 35 vjeç, pasi ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Punohet për kapjen e 35-vjeçarit;
-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. L., 45 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, pasi si pasojë e zjarrit që dyshohet se ka ndezur nga pakujdesia, në vendin e quajtur “Suare 2”, është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë me pemë frutore.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.