Policia Rrugore në Vlorë dhe Sarandë, angazhim 24/7, për të parandaluar aksidentet
Gjatë sezonit veror, kur fluksi i lëvizjeve në akset rrugore kryesore të Vlorës, Sarandës dhe të zonave bregdetare është në kulmin e tij, Policia Rrugore ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin. Me patrullime të shtuara dhe përdorim të teknologjisë së avancuar, fokuset kanë qenë rritja e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimi i çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.
Gjatë 2 javëve, në qarkun Vlorë, janë arrestuar 20 drejtues mjetesh, për drejtim në menyrë të parregullt dhe drejtim mjeti, nën ndikimin e alkoolit.
Gjithashtu, janë vendosur gjithsej 7105 masa administrative për shkelje të ndryshme, konkretisht:
3035 për tejkalim të shpejtësisë; 258 për mosvendosjen e rripit të sigurimit; 101 për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit; 673 për mosmbajtjen e kaskës mbrojtëse; 96 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit; 544 për parakalime të gabuara; 1318 për parkim të gabuar dhe 1080 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Policia Rrugore do të vijojë të jetë e pranishme në çdo aks të qarkut, me qëllimin e vetëm parandalimin e aksidenteve rrugore.
Policia apelon që të respektoni rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangni përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe të moderoni shpejtësinë.