Drejtoria Vendore e Policisë Durrës, gjatë 24 orëve të fundit

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi shtetasin Sh. Q., 38 vjeç, banues në Ferizaj, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike cannabis sativa.

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar arrestoi shtetasit E. R., 33 vjeç, B. L., 24 vjeç dhe K. M., 25 vjeç, pasi dyshohet se kanë mashtruar një shtetas, të cilit i kanë montuar në banesë një pajisje që nuk përmbushte parametrat e prezantuar. Ata gjithashtu nuk i kanë dhënë blerësit kupon tatimor për pajisjen.

Stacioni i Policisë Plazh arrestoi në flagrancë shtetasen M. M., 26 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në lagjen nr.13, i ka vjedhur çantën me sende personale, shtetasit F. S..

Stacioni i Policisë Manzë arrestoi në flagrancë shtetasin H. H., 24 vjeç, banues në fshatin Hamallaj, Durrës, pasi ka përndjekur një shtetase, nëpërmjet rrjeteve sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.