Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:
M. Y., 37 vjeç, banues në fshatin Goskovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
E. C., 43 vjeç, banues në fshatin Voskop, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po kjo strukturë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. B., 33 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor “Kajo Karafili”, dyshohet se për shkak të humbjes së kontrollit, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me 2 automjete të parkuara. Si pasojë e përplasjes ështe dëmtuar lehtë 33-vjeçari dhe një pasagjere në automjetin e tij.
Në Komisariatin e Policisë Korçë është paraqitur shtetasja F. B., 64 vjeçe, banuese në Korçë, e cila ka kallëzuar se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, motra e saj, shtetasja N. H., 72 vjeçe. Po punohet për gjetjen e kësaj shtetaseje.
Komisariati i Policisë Korçë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. L., 22 vjeç, banues në fshatin Prodan, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta, një 19-vjeçar, i cili pasi ka marrë mjekim është larguar në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.