Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit S. Ll., 43 vjeç dhe J. K., 38 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 8, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se duke qenë në gjendje të dehur, kanë hedhur pije alkoolike mbi automjetin e një 56-vjeçari dhe më pas i kanë vënë flakën. Si pasojë automjeti është djegur pjesërisht.
Komisariati i Policisë Pogradec:
-arrestoi në flagrancë shtetasin L. D., 50 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap jashtë banese, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi” të caktuar për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”;
-referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. A., 62 vjeç, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), një 75-vjeçar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.