Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin belg I. B., 31 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Po ky seksion referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin V. Q., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike kanabis.

Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. R., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Stacioni i Policisë Selenicë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin C. S., 69 vjeç, pasi në fshatin Lepenicë, dyshohet se ka vendosur zjarrin në vendin e quajtur “Shën Kollë,” ku si pasojë e zjarrit janë djegur 15 rrënjë ullinj, 30 pemë frutore dhe një sipërfaqe tokë kullotë, në pronësi të shtetasit A. J.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin A. Z., 31 vjeç, pasi dyshohet se për motive të dobëta, i ka dëmtuar gomat e një automjeti furgon, të parkuar në Ksamil.

Seksioni i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. B., 21 vjeç, pasi në rrugën “Dhimitër Konomi,” duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz,” është përfshirë në një përplasje me dëme materiale me një automjet tip “BMW.”

Seksioni i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin A. F., 51 vjeç, banues në Itali, pasi në kryqëzimin e rrugëve “Gjon Pali” dhe “Përmeti,” duke drejtuar automjetin e markës “Fiat,” është aksidentuar me motomjetin tip “Piaggio”, me drejtues shtetasin M. R., 38 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Po ky seksion arrestoi shtetasit J. P., 19 vjeç, banues në Tiranë, dhe A. T., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi të dy këta shtetas janë konstatuar nga shërbimet duke drejtuar motomjetet e tyre pa leje drejtimi.

Materialet u referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.