Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për një aksident në fshatin Topojë, ju informojmë se në përfundim të veprimeve procedurale, Sektori i Policisë Rrugore arrestoi për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor,” shtetasin A. M., 65 vjeç, sepse me automjetin që drejtonte, ka përplasur motomjetin që drejtonte shtetasi V. S., 65 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.
Komisariati i Policisë Lushnjë:
-arrestoi shtetasin J. Sh., 39 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
-referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi nga kontrolli fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Komisariati i Policisë Mallakastër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. N., 46 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.