Drejtoria Vendore e Policisë Korçë, gjatë 24 orëve të fundit

-Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasit:

A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Zvezdë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i cili u pajis me urdhër mbrojtjeje;

Gj. D., 50 vjeç, banues në fshatin Pojan, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

-Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasen A. G., 19 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një dyqan.

-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

O. K., 22 vjeç, banues në fshatin Sheqeras, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

S. J., 43 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;

A. P., 54 vjeç, banues në fshatin Gorrë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

-Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

A. C., 60 vjeç, banues në fshatin Baçallëk, pasi me vetëgjyqësi i ka bllokuar rrugën për te banesa, një 34-vjeçari. Të dy këta shtetas janë në proces gjyqësor për pronësinë mbi këtë sipërfaqe toke;

D. M., 53 vjeç, banues në Pogradec, pasi u kap duke kryer punime ndërtimi në banesën e tij, pa leje.

-Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. K., banues në fshatin Miras, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, janë djegur 370 rrënjë arre në pronësi të një shtetasi tjetër.

-Shërbimet e PKK Kapshticë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit turq M. K., 47 vjeç dhe I. K., 21 vjeç, babë e bir, pasi në dalje, iu gjetën në çantë dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa bizhuteri argjendi, me vlerë rreth 4200 euro, të pashoqëruara me dokumentacionin përkatës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.