Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë arrestuan shtetasin S. M. (A)., 30 vjeç, banues në Mamurras, si dhe po punojnë për kapjen e shtetasit A. S., alias A. N., (A. B.), 29 vjeç, banues në fshatin Dukagjin i Ri.
Shtetasi A. S., alias A. N., (A. B.), ditën e djeshme, në rrugën e fshatit Dukagjin i Ri, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip “Audi”, me drejtues shtetasin S. M. (A) dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së këtij të fundit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi municioni luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan një të mitur 15 vjeç, pasi për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës dy të mitur të moshës 17 vjeç. Njëri prej tyre ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa tjetri pas ndihmës mjekësore është larguar nga spitali.
Gjithashtu, po nga këta specialistë u ndalua shtetasi D. B., 39 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin A. D., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një aparat celular, në një dyqan në Rrugën e Dibrës.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasit A. A., 54 vjeç, banues në Tiranë, dhe Sh. K., 30 vjeç, banues në Shijak, pasi u kapën duke drejtuar automjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.