Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

Komisariati i Policisë Himarë ka referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit E. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi në orët e para të mëngjesit, në ambientet e një fast-foodi në Dhërmi, ku ky shtetas ishte i punësuar, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) kolegun e tij të punës, shtetasin A. M., 29 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin K. D., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Sektori i Policisë Rrugore në Sarandë arrestoi shtetasin polak P. S., 35 vjeç, banues në Poloni, pasi u konstatua nga shërbimet duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.