Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasit B. C., 62 vjeç dhe A. C., 30 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Mborje, pasi dyshohet se janë konfliktuar fizikisht me shtetasin M. E., 44 vjeç, për motive të dobëta. Nga konflikti është dëmtuar lehtë shtetasi M. E.
Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:
-E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi dyshohet se ka vjedhur një celular nga automjeti i një 43-vjeçari;
-A. T., 27 vjeç, banues në Korçë dhe vijon puna për kapjen e shtetasit A. M., 20 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ushtronin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, si dhe janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në lagjen nr.10, Korçë, për shkak të një borxhi të pashlyer;
-për një 17-vjeçar, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka rrëzuar nga biçikleta një 22-vjeçar, i cili është dëmtuar lehtë.
Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore në banesën e një 51-vjeçari.
Komisariati i Policisë Maliq referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin F. T., 49 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte ushqimore të një 82-vjeçari.
Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. M., 51 vjeç, banues në fshatin Novoselë, Kolonjë, pasi dyshohet se ka dëmtuar linjën e ujësjellësit, me qëllim vaditjen e një sipërfaqeje toke.
Seksioni për Hetimin e Narkotikve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. I., 25 vjeç, banues në fshatin Qatrom, Korçë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin E. Sh., 43 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.10, Korçë, automjeti tip “Volkswagen” është përplasur me një automjet tip “Ford”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar lehtë pasagjerja në automjetin tip “Volkswagen”.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se filloi procedimi penal për shtetasin P. G., 53 vjeç, banues në fshatin Rrajcë, Librazhd, drejtuesi i automjetit tip “Benz”, që u përplas me automjetin tip “Volkswagen”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.